4 të plagosur në 2 aksidente



4 të plagosur në 2 aksidente

20:50 20/04/2021

4 persona mbetën të lënduar në 2 aksidente që ndodhën në Lezhë dhe Elbasan. Në hyrje të qytetit të Lezhës, nga përplasja e dy mjeteve u plagosën 2 persona. Një vajzë mori plagë të shumta ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Për të nxjerrë personat u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikëseve.

Ndërkohë më herët, 2 persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi në aksin Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Dopaj ku u përplasën dy automjete. Për pasojë njëra prej makinave u përfshi nga flakët, por drejtuesi i saj arriti që të dilte. 

Dy të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhen në gjendje të mirë. Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve, shpejtësia, por edhe moti i keq.

Klan News







Të ngjashme