4 persona mbetën të plagosur këtë të diel nga përplasja e dy automjeteve. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj. Në aksident u përfshi një kamionçinë me drejtues 55-vjeçarin A. J., banues në Vlorë dhe një makinë që drejtohej nga 57-vjeçari Z. B., banues në Tiranë.

Për pasojë të plagosur mbetën dy shoferët e mjeteve, si dhe dy pasagjerë, Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe. Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al