Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur sot në Elbasan. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se “në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë”.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu mësohet se lidhur me aksidentin është ngritur një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një aksident tjetër ndodhi në Vlorë, ku mbeti i plagosur një person./tvklan.al