4 të plagosur në një aksident rrugor

Foto ilustrim



4 të plagosur në një aksident rrugor

09:53 13/06/2021

4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Mes të plagosurve janë edhe dy të reja të cilat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H.,  21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al





Të ngjashme