Drejtuesi humbi kontrollin mbi automjetin

Një aksident i rëndë me 4 të plagosur ndodhi mesditën e sotme në dalje të fshatit Vërdovë të Pogradecit.

Një 42-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin tip Honda dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se po kryen veprimet proceduriale mbi drejtuesit e automjetit dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Tv Klan