125 të shtruar në spital, 20 në terapi intensive

Koronavirusi vijon të rrisë numrin e viktimave dhe atyre që luftojnë me jetën në dy spitalet Covid në kryeqytet. 4 pacientë e kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit, ndërsa 20 të tjerë janë në terapi intensive.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Vlora, në Spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar”.

Edhe numri i rasteve të reja ka ardhur në rritje, duke shënuar një tjetër rekord që prej zbulimit të rastit të parë në 8 Mars.

“Janë konfirmuar 119 raste pozitive. 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe”.

Që prej fillimit të epidemisë, në vend janë infektuar 4290 persona, prej të cilëve 1776 janë ende të infektuar me Covid. Për të shmangur përhapjen e virusit, epidemiologët kërkojnë të shmangen grumbullimet dhe të përdoret maska në mjedise të mbyllura.

Tv Klan