4 viktima dhe 169 raste të reja me Covid



4 viktima dhe 169 raste të reja me Covid

17:32 15/04/2021

Vijojnë të ulen shifrat ditore të pandemisë

Numri i infektimeve ditore dhe ai i viktimave nga Covid -19 shënoi sërish ulje ne 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 2520 testime u konfirmuan me Sars – Cov2 169 persona.

Kryesimin e mban Tirana me 40 raste, e ndjekur nga Shkodra me 15 dhe Korça me 13 raste.

Pas infektimit me koronavirus humbën jetën edhe 4 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 2,335 numrin total të viktimave. 2 nga qytetarët ishin nga Tirana, 1 nga Kukesi dhe 1 nga Elbasani. Më i riu mes tyre vetëm 57 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe rrethe po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 1 i intubuar.

Me gjithë numrin e ulët të rasteve ditore, Ministria e Shëndetësisë apelon që qytetarët të mos e ulin vigjilencën ndaj Covid – 19, ndërkohë që në 24 orët e fundit u negativizuan 572 qytetarë.

Tv Klan







Të ngjashme