228 pacientë të shtruar në të dy spitalet

4 qytetarë shqiptarë, 2 nga Lezha dhe 2 nga Tirana janë viktimat më të fundit nga Covid – 19, duke e çuar në 411 numrin total të vdekjeve prej nisjes së pandemisë.

E rënduar paraqitet situata në të dy spitalet Covid. Autoritetet shëndetësore raportojnë 228 të shtruar, 17 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Në rritje vijon të jetë edhe numri i rasteve të reja të infektuar me Covid – 19. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 971 testime përgjatë 24 orëve të fundit, rezultuan pozitivë 169 qytetarë. Pjesa më e madhe në kryeqytet, e pas tij Korça dhe Elbasani.

Pavarësisht rasteve në rritje, 100 qytetarë rezultojnë të shëruar nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar ne 9215 numrin e personave që e kanë mundur koronavirusin që prej muajit Mars.

Tv Klan