4 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e autobusit

4 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e autobusit

11:32 21/09/2019

Katër persona janë humbur jetën dhe 30 të tjerë mbetë të plagosur në një aksident automobilistik ku u përfshi një autobus me turistë.

Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Viktimat janë shtetas kinezë, raportojnë mediat amerikane. Autobusi turistik goditi barrierat anësore dhe më pas u përmbys.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës për t’u dhënë ndihmën e parë pasagjerëve të plagosur. Shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Një pjesë e tyre u transportuan në spital me helikopter.

Për shkak të aksidentit, autostrada u mbyll për disa orë dhe trafiku u devijua në rrugë alternative. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT