4 viktima dhe 444 raste të reja në 24 orë

24 orët e fundit shënuan një rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Vetëm 4 persona nuk mundën dot të mbijetojnë pas infektimit nga kosonavirusi. Ata janë një 67-vjeçare nga Puka, një 73-vjeçar nga Patosi, një 79-vjeçare nga Lushnja dhe një 82-vjeçar nga Lezha. Shkon kështu në 2874 numri i jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë. Rënie pësuan në 24 orët e fundit edhe rastet e reja të infektimeve. Nga 2680 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid, 444 qytetarë.

Gjysma e tyre, 213 raste u identifikuan në Tiranë ndërsa të tjerat i përkasin Elbasanit, Vlorës, Kamzës, Durrësit, Fierit, etj. Në të gjithë vendin numërohen 7032 persona të sëmurë me Covid-19. Numrin më të madh të të sëmurëve e kanë Tirana, Fieri, Durrësi dhe Shkodra, por ata janë të përhapur në të gjitha bashkitë. Në nivele të larta mbeten shifrat e pacientëve në spitale ku po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. 24 orët e fundit u shëruan 315 persona duke e çuar numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen në mbi 171 mijë që nga nisja e pandemisë.

213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.   

Tv Klan