Katër pacientë të infektuar me koronavirusin Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa 80 persona janë konfirmuar të infektuar me Covid, sipas autoriteteve shëndetësore kosovare.

Gjatë 24 orëve të fundit, 32 persona janë shëruar nga kjo sëmundje, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 14.282. Kurse numri i rasteve aktive me Covid është 1203. /tvklan.al