Konfirmohen 168 raste të reja, 19 pacientë në terapi intensive

Ka shkuar në 334 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Katër pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19 një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça”.

Rastet e reja vijojnë të jenë të larta, pasi nga testimet rezultuan 168 persona të prekur.

“Janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë”.

Tirana vijon të mbetet vatra kryesore e virusit, me rreth 2250 raste aktive. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Tv Klan