168 raste të reja, rritet numri i të shtruarve në spital

Katër persona të infektuar nga koronavirusi, kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e pacientëve që ndërruan jetë në 263.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55-vjeçare nga Tirana, një 62-vjeçar nga Lezha, një 63-vjeçar nga Librazhdi, një 85-vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Sipas të dhënave zyrtare, në dy spitalet covid, atë të infektivit dhe tek Shefqet Ndroqi, numri i të shtruarve është rritur. Mbetet shqetësuese gjendja e 14 pacientëve në terapi intensive

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar”.

Rastet e reja vijojnë të mbeten në shifra të larta, ndërsa Tirana është qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve.

“Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19”.

Ndërkohë janë 102 persona që janë shëruar gjatë 24 orëve. Numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 8927, ku 4031 janë raste aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2037
Durrës 518
Shkodër 298
Fier 173
Lezhë 190
Korçë 201
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 149
Berat 80
Gjirokastër 50
Dibër 53

Tv Klan