Humbin jetën 4 qytetarë nga koronavirusi



Humbin jetën 4 qytetarë nga koronavirusi

16:07 21/10/2020

297 raste të reja, Tirana vatra kryesore e virusit

Vijon të thellohet bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Në 24 orët e fundit humbën jetën 4 qytetarë nga Saranda, Elbasani, Tropoja dhe Durrësi, duke e çuar në 462 numrin total të viktimave nga Covid-19.

Ndërkohë mbeten të larta rastet e reja të infektimeve. Autoritetet shëndetësore raportuan për 297 persona që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, nga 1375 testime të kryera. Sërish Tirana ka numrin më të lartë të të prekurve, e ndjekur nga Durrësi dhe Korça.

Problematike paraqitet situata edhe në dy spitalet Covid, ku ka sërish një rritje të të shtruarve. Janë 257 pacientët që po marrin trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, ku 19 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 5 janë të intubuar.

Betejën me Covid e kanë fituar 116 qytetarë ditën e fundit. Në vendin tonë janë 7145 persona aktiv me koronavirusi, ndërkohë që në total janë infektuar rreth 18 mijë qytetarë, ku 462 kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Tv Klan




Të ngjashme