Qytetarët nuk ngurruan të realizonin disa shkrepje me aparatët e tyre celularë

Duket si një pamje e universit por në fakt kemi të bëjmë me disa trupa qiellorë që janë krijuar nga dora e njeriut dhe që janë vendosur në qytetin çek Brno.

Strukturat, secila me një diametër prej 10 metrash kanë befasuar vizitorët që vijnë me mijëra çdo ditë, thotë për “Reuters” drejtori i Observatorit Brno, Jiri Dusek.

“Ata janë të surprizuar. Për shkak se këto sktruktura janë të mëdha dhe diametri i çdo strukture është 10 metra. Pra, Hëna është e madhe dhe Toka është shumë e madhe, dhe Marsi po aq. Dhe gjatë natës, duken si planete të vërteta”.

Dielli, Toka, Hëna dhe Marsi marrin pamje të plotë gjatë natës ndërsa njerëzit mund të shihen me aparatet e tyre celularë për të bërë foto. Përshtypja e parë e strukturave është më e rëndësishme për të nxitur interesin për shkencën dhe astronominë, së bashku me vullnetarë për t’iu përgjigjur pyetjeve të vizitorëve.

Një shfaqje e tillë do të dhurohet edhe në Bruksel në Shtator për të shënuar presidencën çeke të Këshillit të BE, si dhe një tjetër në Stokholm.

Klan News