4 turistë në hapësirë

4 turistë në hapësirë

14:41 20/02/2020

Ndërkohë që SpaceX po punon për të çuar në hapësirë për NASA-n astronautë, gjithmonë lind pyetja se sa do të zgjasë koha që ndonjë kompani të nisë turizmin hapësinor.

Përveç premtimeve, deri më tani asgjë konkrete nuk është bërë për këtë lloj turizmi. Megjithatë SpaceX ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë anash kur vjen puna për të dërguar klientë të saj në qiell.

Kompania thotë se ka rënë dakord për katër fluturime private individuale rreth tokës me një nga kapsulat e saj Crew Dragon. Këto mjete janë të njëjtat që NASA ka përdorur për të çuar astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Marrëveshja është nënshkruar përmes një kompanie të quajtur Aventurat e Hapësirës, që vepron se ndërlidhës mes kompanive teknologjike dhe klientëve të pasur.

SpaceX ka ende disa muaj kohë përpara se të bëjë gati kapsulat. Kompania mori miratimin e NASA-s për të dërguar astronautë në Stacionin Hapësinor. Nëse kjo ndodh, atëherë do të kemi një fitues mes SpaceX dhe Boeing në garën se kush do të çojë njerëzit në hapësirë.

Për sa i përket turizmit hapësinor nuk dihet se çfarë çmimi do të ketë një udhëtim, por mediat shkruajnë se do të sjellë një fitim të lartë për kompaninë e Elon Musk. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi