Kur flasim për shëndetin, nënkuptojmë aspekte të ndryshme që lidhen me të, si ushqimi, lëvizja, shëndeti i përgjithshëm dhe gjendja mendore. Nëse shpesh ndiheni të lodhur, ka shumë mundësi që kjo të ketë të bëjë me hormonet tuaja.

Hormonet janë aq të rëndësishme sa mund të ndikojnë në pothuajse çdo aspekt të jetës suaj: nga qartësia juaj mendore, tek përbërja e trupit tuaj, tek trashësia dhe cilësia e lëkurës tuaj, madje edhe nw disponimin juaj.

Shumica e grave nuk janë të vetëdijshme se zgjedhjet e tyre ushqimore mund të kenë një ndikim të madh në ekuilibrin hormonal. Prandaj, është e rëndësishme të dini se cilat ushqime të zgjidhni dhe cilat mund të ndikojnë keq hormonet tuaja.

Kafeina

Kafeja dhe çaji mund të çojnë në lirimin e hormoneve si adrenalina dhe kortizoli. Ato ju bëjnë të ndiheni vigjilent, por gjithashtu mund të rrisin presionin e gjakut, të rrisin rrahjet e zemrës dhe të shkaktojnë tension të muskujve dhe dhimbje koke.

Kini kujdes me këto pije para se të flini, pasi ato mund të prishin ciklet e gjumit të thellë dhe ta bëjnë më të vështirë gjumin, gjë që mund të çojë në lodhje të shtuar gjatë ditës, vështirësi në përqendrim dhe pagjumësi.

Sheqeri

Kur hani shumë sheqer, pankreasi lëshon insulinë e cila ndihmon në kontrollin e niveleve të glukozës në gjak. Sa më shumë sheqer të hani, aq më shumë insulinë lirohet dhe aq më shumë bien nivelet e glukozës në gjak.

Kjo mund të shkaktojë lodhje dhe ndryshime të humorit dhe të çojë në rezistencë ndaj insulinës. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore, përfshirë diabetin.

Nëse keni nivele të vazhdueshme të larta të insulinës, trupi juaj nuk do të njohë kur jeni të ngopur dhe do të hani më shumë seç duhet. Sheqeri gjithashtu rrit prodhimin e kortizolit nga trupi, hormoni i stresit që ju bën të dëshironi ushqim kur jeni të stresuar.

Frutat dhe perimet me pesticide

Frutat dhe perimet që janë trajtuar me pesticide mund të kenë një efekt shumë negativ në hormone, sepse ato përmbajnë kimikate që prishin sistemin endokrin. Megjithatë, kjo mund të shmanget duke zgjedhur ushqime organike sa herë që është e mundur.

Alkooli

Konsumimi i moderuar i verës së kuqe mund të jetë i mirë për shëndetin tuaj, por pirja e alkoolit çdo natë mund të ketë pasoja hormonale. E gjithë kjo mund të çojë në fryrje, shtim në peshë, përkeqësim të funksionit të gjëndrës tiroide dhe probleme me shëndetin e mëlçisë. /tvklan.al