Paga të larta dhe kosto e ulët jetese: 4 qytete europiane që mund të jenë më të mirat për emigrantët

Spanja, Franca dhe Portugalia kanë qenë disa nga vendet më të përmendura përsa i përket njerëzve që zgjedhin të jetojnë jashtë vendlindjes, por së fundmi, shumë qytete të tjera europiane kanë marrë vëmendje globale.

Property Guides, e specializuar në blerjen e pronave, ka hulumtuar disa nga destincionet më të mira për emigrantët në vitin 2021, vende të cilat se shpejti mund të jenë destinacionet më të diskutuata.

Njeri prej tyre është Reykjavik, Islandë: Kostoja e jetesës mund të jetë e shtrenjtë, por pagat janë me një mesatare pre 1,000 Euro më shumë se ato në Madrid apo Romë.

Më pas renditet Helsinki, Finlandë vendi më të lumtur i botes. Finlanda renditet e para në Raportin e Lumturisë Botërore të Gallup, bazuar te të ardhurat për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia, liria për të zgjedhur dhe nivelet e korrupsionit.

Talin, Estoni: Një qendër e teknologjisë dhe jashtëzakonisht e avancuar në mënyrë dixhitale. Kostoja e jetesës është e përballueshme. Sipas Expatistan, Talini është më i lirë për të jetuar sesa 63% e qyteteve në botë.

Gdansk, Poloni: Një destinacion gjithnjë e më popullor për emigrantët. Tregu i punës i Gdansk është i mbushur me shumë biznese të reja, megjithatë pagat nuk janë aq të larta sa në qytetet e tjera evropiane. Por kostoja e përgjithshme e jetesës është relativisht e lirë.

Klan News