4 viktima dhe 132 raste të reja në 24 orët e fundit


4 viktima dhe 132 raste të reja në 24 orët e fundit

16:25 17/09/2020

4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat janë nga Kukësi, Kurbini, Elbasani dhe Tirana.

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana”.

Gjatë orëve të fundit janë kryer 817 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 132 raste.

“Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :
24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq”.

55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 6788 që nga fillimi i epidemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./tvklan.al



Të ngjashme