Shkon në 206 numri i të shtruarve në spital
Rastet e rënda me koronavirus kanë ardhur në rritje përgjatë kësaj jave. Në dy spitalet Covid në kryeqytet numri i të shtruarve ka shkuar në 206 , ndërsa 4 pacientë e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit.
“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese”
963 persona janë testuar si të dyshuar me Covid në të gjithë vendin por vetëm 149 kanë rezultuar Covid pozitiv.
“104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore”.
Në rritje kanë ardhur edhe personat që e kanë mposhtur koronavirusin. Vetëm në 24 orë 139 persona janë shëruar duke e çuar totalin në mbi 8 mijë.
Tv Klan