4 viktima dhe 418 raste të reja



4 viktima dhe 418 raste të reja

17:37 28/11/2021

Të larta shifrat e pacientëve në spitale

Pësuan një rënie të lehtë viktimat dhe rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të dielë për 4 viktima të tjera, 3 prej të cilëve nga Tirana dhe një nga Fieri të moshave nga 49 në 85 vjeç.

Shkon kështu në 3089 numri i jetëve të humbura në vend që prej nisjes së pandemisë. Në raportimin e fundit u njoftua për 418 raste të reja infektimesh nga 2834 testime të kryera. 164 raste u gjetën në Tiranë që ndiqet nga Durrësi, Berati, Elbasani, Fieri dhe Vlora.

Në të gjithë vendin numërohen 7422 të sëmurë aktivë. Të larta mbeten edhe shifrat e pacientëve në spitale ku po marrin trajtim 152 persona nga të cilët 16 janë në gjendje më të rëndë. U shëruan në 24 orë 451 persona duke e çuar numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen në mbi 189 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          418
Të shëruar në 24 orë       451
Të shtruar në spitale       152
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 2,834

Testime totale              1,391,072
Raste pozitive                199,555
Raste të shëruara          189,044
Raste Aktive                      7,422
Humbje jete                      3,089

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,784
Fier                  718
Gjirokastër     536
Shkodër          481
Berat               427
Durrës             411
Elbasan           336
Vlorë                240
Korçë               217
Lezhë               158
Dibër                65
Kukës               49

Tv Klan








Të ngjashme