Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë 4 pacientë të moshës mbi 60 vjeç, prej të cilëve dy pacientë nga Llabunishta e Strugës, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova. Gjithashtu në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë tjerë, një 67-vjeçar nga Prilepi dhe një 59-vjeçar nga Kumanova. Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave në vendin tonë shkon në 44.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 710 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 54 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 908. Në Shkup janë shënuar 13 raste të reja, Kumanovë 25, Prilep 10, Veles 2 dhe nga një rast në Tetovë, Shtip, Gostivar dhe për herë të parë në Kërçovë. Sipas qyteteve Shkupi ka të shënuar 329 raste, Kumanova 236, Prilepi 85, Dibra 49, Struga 43, Tetova 38, Velesi 34 e kështu me radhë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga Klinika Infektive janë shëruar 10 pacientë, kurse janë regjistruar edhe 32 të tjerë në Dibër e Shkup që ishin mjekuar në kushte shtëpiake.

Ndërkaq, një ditë pas shfuqizimit të situatës së krizës, autoritetet më të larta të vendit kanë vizituar Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, duke dhënë kritika pozitive për punën e kryebashkiakëve dhe Shtabeve të Krizës.

Në këto dy komuna, që nga 3 Prilli nuk janë regjistruar raste të reja me COVID-19, kurse autoritetet kanë thënë se izolimi dhe distance fizike ka dhënë rezultate pozitive. 

Tv Klan