Numri i të prekurve shkon në 228

Në Greqi është shënuar viktima e katërt nga koronavirusi. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një 53-vjeçar. Ai humbi jetë në një spital në Selanik.

Sipas Kathimerinit, 53-vjeçari vuante edhe nga një sëmundje tjetër, ndërsa COVID-19 i dha goditjen përfundimtare.

Numri i të prekurve me koronavirus në Greqi ka shënuar rritje. Të shtunën 38 pacientë të rinj u raportuan të prekur me COVID-19 duke e çuar numrin në total në të gjithë shtetin helen në 228.

22 prej rasteve të reja nuk kanë pasur asnjë historik udhëtimi me Italinë ose vende të tjera të prekura me koronavirus. Sipas mediave, 57 pacientë ndohen në spital, ndërsa 5 prej tyre janë në terapi intensive, gjendja e të cilëve paraqitet më rëndë.

Ndërkohë 8 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Ministri i Shëndetësisë, Sotiri Tsiodras tha në një konferencë për shtyp se deri më tani janë kryer 3400 analiza për COVID-19./tvklan.al