Dy persona vdesin në Tiranë, 1 në Himarë, 1 në Elbasan

Katër persona humbën jetën si pasojë e përfshirjes në aksidente rrugore në 24 orët e fundit. Mbrëmjen e 21 Korrikut fuoristrada tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Për pasojë humbën jetën 26-vjeçari Brusild Gjyla dhe Denis Çali, 33-vjeçari që shihni në këto foto. 33-vjeçari fillimisht u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të shumta nuk mundi të mbijetojë.

Ndërsa rreth orës 21:30 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, një makinë u përplas me një karrocë me kalë që drejtohej nga një 58-vjeçar nga Peqini.

Ai humbi jetën në vend për shkak se përplasja ishte shumë e fortë. Aksident tjetër i rëndë me një viktimë dhe dy të plagosur ndodhi pasditen e së premtes pranë fshatit Shen Vasil, në Himarë. 

Bëhet me dije se një fuoristradë doli nga rruga duke rënë nga 20 metra lartësi. Shoferi i automjetit, 40-vjeçari Renato Bushi ka humbur jetën, ndërsa u plagosën 2 pasagjerë.

Tv Klan