Vorbulla e ajrit shemb tavanin e teatrit ne mes te koncertit

Këto pamje tregojnë pasojat e shkatërrimeve që shkaktoi në sallën e një teatri në veri të Ilinoisit, godita nga një tornado e fuqishme.

Një person humbi jetën brenda në sallën e teatrit Apollo të qytezës veriore Belvedere, pas shembjes së tavanit. Në atë moment, në sallë ndodheshin 260 pjesëmarrës në një koncert, shumë prej të cilëve u plagosën, ndër ta 5 në gjendje të rëndë.

Ngjarja në teatrin e Iliniosit ishte më e rënda. Në total 4 persona humbën jetën orët e fundit, teksa 40 tornado të fuqishme goditën disa shtete federale, përfshirë Indianën, Arkansasin, Tenesin dhe Misurin.

Mbi 70 mijë ndërtesa mbetën pa energji elektrike nga dëmtimi I linjave të transmetimit. Moti i keq çoi në pezullimin e shumë fluturimeve në aeroportet e këtyre shteteve federale.

Tv Klan