Një i mitur është aksidentuar këtë të mërkurë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” rreth orës 12:00.

Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin L.H. aksidentoi fëmijën  e mitur me iniciale A. S, 4 vjeç.

Vogëlushi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al