Louie George Wood ka lindur para kohe, vuan nga paraliza celebrale, ka dëmtim në tru dhe zhvillim të vonuar.

Ai ka nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës, por me ndihmën e prindërve të tij Jodie Morgan dhe Tom Wood, ai ka arritur të thyejë të gjitha pritshmëritë.

Mjekët thanë që ai kurrë nuk do të fliste, por vitin e kaluar ai tha fjalën mami. Dhe së fundmi me ndihmën e një pajisjeje të veçantë, ai ka mundur të hedhë hapat e tij të  parë.

Mamja e tij Jodie nuk mund të ndalte dot lotët gjatë momentit emocionues. Louie është vetëm 4 vjeç dhe fytyra e tij dukej shumë e lumtur teksa ecte.

Vogëlushi jeton me nënën Jodie, babin Tom dhe vëllain tetë vjeçar Jake, në Barnsley, Jork York. E gjithë familja është shumë e lumtur për progresin e tij dhe mezi presin të shohin veprimin e tij të rradhës.

Ne mezi po presim që Louie të ecë nëpër rrugë dhe të luajë në park”, shprehet nëna e tij./tvklan.al