Këngëtarja pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë pasi është e dënuar me 6 vite heqje lirie

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për këngëtaren Fjolla Morina. Togat  e zeza i caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë për qëllim ekstradimi, drejt vendit tonë.

Këngëtarja u arrestua dy ditë më parë  pranë biznesit të saj  në Prishtinë. Ajo ishtë e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi u largua nga vendi i qëndrimit që i kishte përcaktuar gjykata e Kukësit.

Rreth një vit më parë këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës pas në çantën e saj u gjetën 2 pistoleta. Së bashku me të u arrestua Fisnik Syla, biznesmeni me të cilin Fjolla u martua në arrati dhe një person tjetër. Këngëtarja është dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Kukësit për “trafik të armëve dhe municionit”.

Klan News