40% e të infektuarve aktiv në kryeqytet


40% e të infektuarve aktiv në kryeqytet

15:48 09/09/2021

Dibra, i vetmi qark me më pak raste dhe asnjë në spital

Në të gjithë vendin janë mbi 12 mijë raste aktive me Covid-19. Kryeqyteti mban peshën më të madhe të të infektuarve me rreth 5 mijë të infektuar që bëjnë afro 40 % të totalit.

Pas Tiranës, vjen Fieri me mbi 13 mijë të infektuar, Durrësi me rreth 12 mijë, Vlora me 11 mijë, Shkodra me 10 mijë.

Këto qytete kanë patur numrin më të lartë të infektuarve ditor në javët e fundit. Dibra është qarku me numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus  me vetëm 2847 raste.

Ndryshe nga Qershori ku disa qarqe ishin Covid free, në Shtator nuk gjendet me asnjë bashki pa Covid. Ditët e fundit në rritje kanë ardhur edhe të shtruarit në spitale.

Edhe në këtë rast Tirana zë peshën më të madhe të shtretërve në spitalet Covid. 49 pacientë, që po trajtohen në Covid 1 dhe 3 janë nga kryeqyteti, 18 nga Durresi, 15 nga vlora, 13 nga Fieri, 10 nga Lezha, 10 nga Korça, 8 nga Berati, 7 nga Gjirokastra, 5 nga Shkodra, dhe 3 nga Kukësi.

Dibra është i vetmi qark që nuk ka asnjë të shtruar në spital dhe të gjithë të infektuarit po marrin trajtim ambulator.

Të shtruarit në spitale janë nga mosha 20 vjeç deri tek moshat e treta dhe gjendja e tyre sipas mjekeve është e mesme e rëndë. 18 pacientë janë në terapi intensive 7 prej të cilëve nga Tirana.

Tv Klan






Të ngjashme