Në listë drejtues e ish-drejtues policie, prokurorë e pedagogë

40 persona, mes të cilëve  7 gra, kanë kandiduar për të marrë postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gara për këtë post është mbyllur ditën e djeshme, më 30 Janar, ndërsa pritet që Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga kreu i SPAK dhe dy prokurorë të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant, për të identifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për Organizmin e SPAK-ut.

Kandidatët vijnë nga detyra të mëparshme si zyrtarë të lartë policie, prokurorë, oficerë të Policisë Gjyqësore, por nuk mungojnë edhe ata që vijnë nga radhët e pedagogëve. Burime pranë SPAK, bëjnë me dije se drejtuesi BKH pritet të shpallet brenda muajit Shkurt.

Tv Klan