Rama: Pandemia po step investitorët, por uzina do të rindizet

Pas disa muajsh protesta dhe javësh të tëra grevë urie, 870 naftëtarë të uzinës së Ballshit kanë arritur që të finalizojnë me qeverinë një marrëveshje për marrjen e një page në vlerë bruto 55 mijë lekë të rinj, ose 40 mijë lekë të rinj neto. Marrëveshja u finalizua mes një grupi përfaqësuesish të sindikatës së punëtorëve dhe vetë kryeministrit Rama, për një vlerë totale pagese prej 4.6 milion eurosh.

Pagesa do të jepet për 12 muaj, kohë e mjaftueshme që të arrihet të gjendet një kompani e cila do të rindezë uzinën e Ballshit në mënyrë që të naftëtarët të rinisin punën. Kryeministri Edi Rama tha se aktualisht është në bisedime me 3 kompani të rëndësishme.

Për kreun e qeverisë finalizimi i një marrëveshje me një investitor është i vështirë jo vetëm për shkak të gjendjes së rafinerisë, por edhe situatës që ka krijuar pandemia në sektorin e naftës. Pavarësisht stepjes së investitorëve ai tha se aksi me vlerë 1.2 miliard euro Milot-Fier ka shfaqur interes për kompanitë private.

Rama tha se qeveria është në proces për të realizuar projektin e një porti turistik në Vlorë dhe Durrës, dhe se pas përfundimit të procesit të aeroportit të Vlorës, do të nisë puna për atë të Sarandës.

Tv Klan