Kane kaluar 40 vite qëkur bota humbi mbretin e Rock ‘n’ roll, Elvis Presleyn.

Me dhjetëra mijëra fansa iu bashkuan ish-bashkëshortes Priscilla dhe vajzës Lisa Marie të Elvisit në 40 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në Graceland, në shtëpine ku ylli i Rock ‘n’ rollit humbi jetën fansat e tij, të ardhur nga e gjithë bota përkujtuan idhullin e tyre. Ashtu si çdo vit tashme, shumë nga fansat e Elvis Preslyet rikthejnë në jetë imazhin e tij.

Ndryshe nga vitet e tjera, autoritetet lokale be Graceland vendosen një tarife për vizitoret, duke bërë që numri i tyre të ishte shumë më i ulet sesa pritej.

Elvis Presley u martua ne vitin 1967 me Priscillën, tashme 72-vjeçe. Nga martesa e tyre 6-vjeçare lindi vajza Lisa Marie.  Mbreti i Rock ‘n’ roll vdiq nga një atak në zemër, më 16 gusht  të vitit 1977./Tv Klan