“40 vjeç nis jeta thotë një shprehje e vjetër”.

Sigurisht që kjo është mosha kur bukuria e një gruaje arrin kulmin, siç e tregon edhe ky klasifikim i gazetës spanjolle “Marca” me yjet e kinemasë, muzikës dhe modës që janë rreth të 40-ave.

E para në këtë listë është 42-vjeçarja Angelina Jolie. Ylli amerikan i kinemasë po kalon një periudhë të vështirë pas divorcit nga Brad Pitt, por nuk e ka humbur shkëlqimin.

Pas Jolie renditet top-modelja me origjinë gjermane Heidi Klum. Ajo është 44 vjeçe, por me formën që ka, pakkush e beson.

43-vjeçarja Eva Mendes është e treta. Bashkëshortja e aktorit Rajan Gosling është një nga latinet më të bukura të Hollivudit.

Charlize Theron, Jenifer  Lopez, Claudia Schiffer, Cameron Diaz e Shakira janë gjithashtu pjesë e 40- vjeçareve më sensuale të shoubizit, për të cilat, koha duket sikur ka ndaluar.

Tv Klan