Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas operacionit që rezultoi në kapjen e 400 kg kokainë të martën. Kim i jep merita edhe rolit që pati SPAK dhe Policia Shqiptare së bashku me DEA-n amerikane.

“Sekuestrimi i djeshëm i 400 kilogramë kokainë është rezultati i bashkëpunimit të fortë midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Amerikës. SPAK & Policia e Shtetit, së bashku me DEA-n amerikane luajtën një rol të rëndësishëm në këtë goditje kundër trafikantëve të drogës & krimit të organizuar”, tha Kim.

400 kg kokainë të fshehura në kutitë e mishit në një konteiner nga Brazili me vlerë 20 milionë Euro u kapën në një magazinë në Lipjan.  Operacioni për kapjen ishte i përbashkët mes autoriteteve italiane, SPAK në Shqipëri dhe Prokurorisë së Kosovës. Sinjalizimi i parë për sasinë e madhe te kokainës të nisur nga Amerika Latine erdhi nga DEA amerikane./tvklan.al