Rama e Ahmetaj dorëzojnë çelësat e shtëpive

400 banesa individuale në Bashkinë e Shijakut të rindërtuara pas tërmeteve të vitit të shkuar do të dorëzohen përpara 31 dhjetorit.

58 prej tyre janë në njësinë e Gjepalaj, pronarët e të cilave në mënyrë simbolike e kanë marrë këtë të hënë çelësin e shtëpisë nga Kryeministri.

Dhe pasi mori çelësin në dorë Osman Rusi i tregoi Ramës që në shtëpinë e tij rregullat i vendos vetëm ai dhe mysafirët pavarësisht kush janë duhet t’i binden.

Osmani: Mirë është me i heq.

Edi Rama: Mirë është me i heq ëëë? Epo s’po ta prish po i heq. Hiqi dhe ti Arben.

Edi Rama: Ky më ka marrë çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani.

Paralelisht në Shijak po punohet dhe për rindërtimin e pallateve të cilat mund të riparohen edhe pse disa kanë patur problem me strukturën e tyre.

Në planet që trasmetohen live në faqen e  kryeministrit shfaqen dhe mbështetës të kundërshtarëve politik që nuk ia kursejnë lavdet.

Qytetari: Jam demokrat!

Rama: Por për çfarë je demokrat…

Qytetari: Se kam bërë burg nga partia punës…

Rama: Po ç’lidhje ka me sekretarin e Partisë së Punës e kishe në krye të PD.

Tv Klan