Prokurorët amerikanë pritet të procedojnë edhe 100 persona të tjerë për 4 vepra penale

Edhe 100 persona të tjerë do të akuzohen për ngjarjet e 6 Janarit në Capitol. Këtë e njoftuan prokurorët amerikanë, të e çojnë kështu në 400 numrin e njerëzve që do të përballen me akuzat për dhunë.

Kjo u mësua nga dokumentet e paraqitura në gjykatë në kuadrin e një çështjeje konspiracioni të gjerë, ku janë përfshirë edhe nëntë anëtarë të organizatës anti-qeveritare “Oath Keepers”, të cilët përballen me akuza për konspiracion gjatë sulmeve ndaj Capitolit. Ndërsa tre anëtarë të tjerë të këtij grupi janë arrestuar veçmas.

Nga pothuajse 800 mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump që hynë me forcë në godinë në përpjekje për të zhbërë humbjen e tij gjatë zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, mbi 300 janë akuzuar tashmë, dhe akuza të reja vazhdojnë të ngrihen çdo ditë.

Megjithatë, qindra të tjerë, shumë prej të cilëve janë fiksuar në fotografi dhe në video, janë ende të lirë, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimit (FBI) vazhdon t’i kërkojë.

Sulmi i 6 Janarit ndaj Capitolit Hill të Shteteve të Bashkuara, shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.

Ai solli si pasojë atë që prokurorët e kanë përshkruar në dokumentet e gjykatës të premten si një nga hetimet më të mëdha penale në historinë amerikane, “si për nga numri i të pandehurve të ndjekur penalisht, ashtu edhe nga natyra dhe vëllimi i provave”.

Akuzat variojnë nga hyrja e paligjshme dhe sjellja e dhunshme në territorin e Capitolit deri në sulm ndaj oficerëve të policisë dhe konspiracion kundër Shteteve të Bashkuara.

Klan News