Një 41-vjeçar është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka rënë nga autokombajna. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit të kësaj të diele në Qukës të Prrenjasit.

“Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:40, është rrëzuar një autokombajnë dhe për  pasojë është plagosur drejtuesi shtetasi A.D., rreth 41 vjeç, banues në Qukës, Prrenjas , i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në një njoftim të policisë./tvklan.al