41-vjeçari rrëzohet nga shkallët gjatë sherrit dhe përplas kokën, dërgohet në spital në gjendje të rëndë


41-vjeçari rrëzohet nga shkallët gjatë sherrit dhe përplas kokën, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

20:32 05/12/2021

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka përplasur kokën gjatë rrëzimit nga shkallët pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

41-vjeçari me iniciale A.Q. u konfliktua me një person tjetër, që për policinë është ende i paidentifikuar, dhe u rrëzua nga shkallët e lokalit duke dëmtuar kokën.

Ai u dërgua në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje  po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autorit. /tvklan.al








Të ngjashme