42.17 për qind zgjedhësve morën pjesë në votimet e së dielës të mbajtura në vendin tonë për Kuvendin e ri. Një shifër kjo rreth 6 për qind më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të 2021, kur në votime morën pjesë 48.6 për qind.
Pjesëmarrja më e lartë u regjistrua në Dibër ku votuan 51.7 për qind e zgjedhësve, pastaj vjen Kukësi me 47.9 për qind. Më pak interes kanë treguar zgjedhësit në Vlorë, ku u regjistrua një pjesëmarrje prej 32.6 për qind.
Tv Klan