Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 24 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 482 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al