Bie në 88 numri i pacientëve të shtruar në spitale

3 pacientë të tjerë ndërruan jetë këtë të mërkurë nga koronavirusi, duke e çuar në 2423 numrin total të viktimave prej nisjes së pandemisë. Qytetarët e moshave nga 65 deri 80 vjeç ishin nga Puka, Lushnja dhe Berati.

Ndërsa numri i infektimeve të reja ditore shënoi serish ulje në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 2707 testime rezultuan pozitivë vetëm 42 qytetarë ose thënë ndryshe është identifikuar 1 rast i ri në çdo 64 teste te kryera.

9 prej raste u konfirmuan në Tiranë, 4 në Devoll e Pogradec dhe nga 3 raste në Korçë dhe Lushnje.

Rënie kanë pësuar edhe shtrimet në spitale, ku aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë të intubuar.  Në 24 orë u negativizuan rreth 1000 persona te tjerë, ndërsa rastet aktive në vend kanë zbritur për herë të parë pas disa  muajsh në afro 9 mijë.

Tv Klan