Një 42-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen “Salo Halili” të qytetit të Shkodrës. Policia thotë se 42-vjeçari me iniciale K.M. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Sipas bluve të qytetit verior, i plagosuri është person me probleme mendore. Ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Shkodrës.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al