Një person është plagosur me një mjet prerës këtë të hënë në Tiranë. Policia thotë se 42-vjeçari, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, u paraqit për ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-së.

Ai ka deklaruar në polici se në afërsi të spitaleve është goditur me mjet prerës në këmbë nga një person i paidentifikuar, i cili më pas është arratisur.

Policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar./tvklan.al