Policia franceze ka goditur një grup shqiptar që kryente vjedhje në rajonet e Bordo dhe Toulouse. Të arrestuarit janë pesë burra dhe një grua të moshave 30-40 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare.

Sipas policisë, ky grup ka vepruar nga mesi i Nëntorit 2017 deri në Tetor 2018 dhe ka kryer 98 vjedhje. Vlera e sendeve të vjedhura kap vlerën e 423 mijë Eurove. Grupi i shqiptarëve ka grabitur kryesisht ar dhe bizhuteri. Autoritetet franceze kanë sekuestruar më shumë se 2 kilogramë ar gjatë aksionit për arrestimin e shqiptarëve

Policia i konsideron profesionistë shqiptarët grabitës. Ata vidhnin përgjithësisht banesat kur brenda tyre nuk kishte njeri. Prej disa ditësh gjurmonin shtëpinë që kishin si objektiv dhe shfrytëzonin mungesën e pronarëve për të hyrë brenda, duke thyer një dritare. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë të ditur, por në fakt janë personazhe të njohur për policinë, shkruajnë mediat franceze. /

tvklan.al