Programi “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të nënës së dy fëmijëve. Pas 18 vitesh dhunë nga ana e bashkëshortit, ajo mori guximin të ndahej. 2 djemtë e saj i mori i ati dhe kjo ka qenë për të mjaft e rëndë dhe e dhimbshme.

Ajo shprehet se fëmijët janë dhunuar dhe keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, madje janë lënë edhe pa ngrënë dhe pa pirë. Ajo i takonte fshehurazi fëmijët sepse ish-burri dhe familja e saj nuk pranonin.

Mirela Milori: Sa vjet ke e divorcuar?

Gruaja: 8 vite!

Mirela Milori: Sa vjeç ishin fëmijët kur u bë divorci?

Gruaja: 14 i madhi dhe 8 vjeç i vogli.

Mirela Milori: Unë di që fëmijët pastaj nga ty i kaluan të atit! Çfarë ndodhi?

Gruaja: Ata është një gjë që kur e imagjinoj. Gjyqtarja Ermira Dedja, e përshëndes me zemër dhe me shpirt i them faleminderit, ajo ka dhënë urdhërin suprem, por ai urdhër nuk u zbatua nga zyra përmbarimore.

Mirela Milori: Çfarë urdhëri dha ?

Gruaja: Mos të afrohet dhe të sigurojë shteti fëmijët dhe mua. Por nuk e bëri shteti.

Mirela Milori: Djemtë shkuan tek i ati?

Gruaja: Po i ka marrë me forcën e policisë!

Mirela Milori: Me forcen e policisë apo me dëshirën e tyre?

Gruaja: Me forcen e policisë! Në gjykatë më ka kërcënuar!

Mirela Milori: Të ka kërcënuar si?

Gruaja: I more fëmijët unë të vras!

Mirela Milori: Dhe ai i mori fëmijët?

Gruaja: Me polici, gjithçka është bërë me polici.

Mirela Milori: Nuk e di si ndihet një nënë kur i rrëmbejnë dy fëmijët?

Gruaja: Si ndihet? Kam thënë më mirë mos jem gjallë fare. Kam dalë i kam takuar fëmijët fshehurazi. Fëmijët vishnin ndonjë xhup në kokë, që mos i njihte i ati dhe njerëzit e mi. Nuk kam njerëz, shpresa ime është në media

Mirela Milori: Fëmijët vajtën me babin dhe që nga ai moment fëmijët kanë qenë me të atin?

Gruaja: Me të atin, janë dhunuar, janë keqtrajtuar, i ka marrë uria, i ka marrë etja. Kanë fjetur edhe pa darkë, djali i madh ka fjetur jashtë me qindra herë.

Mirela Milori: Vitet kanë kaluar, djemtë kanë mbaruar shkollë?

Gruaja: Djali i madh ka mbaruar vetëm 8-vjeçaren, i dyti në shkollë të mesme në Shkodër!

Më tej, nëna e dy fëmijëve rrëfeu në studio edhe një episod tepër të dhimbshëm në jetën e saj. Ajo ka vuajtur për 2 vite e 4 muaj dënimin më burg, me akuzën shfrytëzim prostitucioni. Sipas saj, kjo nuk është e vërtetë dhe akuza është bërë nga një denoncues anonim.

Mirela Milori: Ti ke vuajtur një vit dënimin në burg?

Gruaja: 2 vjet e 4 muaj!

Mirela Milori: Pse më thuaj akuzën?

Gruaja: Denoncim anonim, shfrytëzim prostitucioni. Po kush është shfrytëzuesi? A mund ta gjej unë kush është? Nuk mund ta gjej kam 8 vjet që e lyp.

Mirela Milori: Çfarë prove gjeti policia për të ngritur akuzën?

Gruaja: Asnjë lloj prove.

Mirela Milori: A ka patur njerëz që kanë dëshmuar që ti e ushtroje këtë aktivitet?

Gruaja: Jo! Vetëm denoncim anonim.

Mirela Milori: Kërkon prokurori 15 vjet burg, po pse kaq shumë?

Gruaja: Se kanë llogaritur se unë ato vite nuk i përballoj dot edhe vdes, edhe merren fëmijët krejtësisht.

Mirela Milori: Pra ti mendon që ka qenë një skemë e tillë?

Gruaja: Ajo ka qenë vetëm një kurth, asgjë më tepër./tvklan.al