44 fëmijë të prekur nga fruthi janë shtruar në spital vetëm në 2 muaj. Mjekët e infeksionit, thonë se rastet kanë ardhur në rënie nga muaji në muaj, por sëmundja vazhdon të jetë prezent duke shënuar edhe raste të rënda.

Mjekët tërheqin vëmendjen se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në mos ekspozimin e fëmijëve nën 1 vjeç në ambiente të populluara dhe njëkohësisht ti dërgojnë në kohë në spital, kur sëmundja shfaqet.

Fruthi u rikthye në vendin tonë në Janar të vitit të shkuar. Mbi 1000 u prekën nga kjo sëmundje, ndërsa vetëm gjatë dy muajve të parë të 2019-s janë regjistruar 2 vdekje në fëmijët të vegjël të cilët nuk ishin vaksinuar.

Tv Klan