44 raste me Covid




44 raste me Covid

17:13 10/05/2022

Ministria e Shëndetësisë informoi për situatën në 24 orët e fundit. Janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë.

“20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër,  Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al













Të ngjashme