Një grua 44-vjeçare në Selanik të Greqisë ka humbur jetën disa orë pasi u vaksinua me vaksinën AstraZeneca që shërben kundër Covid-19.

Shtypi grek raporton se lidhur me këtë ngjarje, autoritetet kanë nisur hetimet. Raportohet gjithashtu se dyshohet që 44-vjeçarja mund të ketë patur probleme shëndetësore.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit në Greqi, Maria Theodoridou tha se përkohësisht vdekja e gruas lidhet me injeksionin e vaksinës, por nga autopsia paraprake nuk rezulton që 44-vjeçares t’i ishte shkaktuar trombozë. Sipas saj, pacientja ka pësuar atak në zemër që mendohet se lidhet me një sëmundje të hershme kardiake.

44-vjeçarja ishte nënën e dy fëmijëve. Pasditen e së hënës gruaja pati ethe, ndërsa në orët e para të së martës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe për fat të keq humbi jetën. /tvklan.al