Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës. 74-vjeçarja Naile Markja ka mbetur e vdekur pasi është goditur me thikë. Dyshohet se autore e kësaj vrasjeje është nusja e të moshuarës, e cila është arrestuar.

Sipas policisë 44-vjeçarja Miranda Markja pas një debati për motive të dobëta në orët e mbrëmjes së 11 Prillit ka marrë thikën dhe ka goditur vjehrrën. Për shkak të plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur për vrasjen.

Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i nuses. Mësohet se pas vrasjes së vjehrrës për afro 6 orë, ajo nuk e ka treguar krimin e kryer.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Nuse dhe vjehërr jetonin në fshatin Burrim. /tvkan.al