Veliaj: Dera e PS mbetet e hapur për këdo

440 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialistë edhe në Vorë.

Drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj pasi u uroi mirëseardhjen, tha se dera e Partisë Socialiste mbetet e hapur edhe për demokratët.

Ai theksoi se të jesh demokrat dhe të bësh socialistë do të thotë që të shkosh me skuadrën politike që bën më shumë punë për njerëzit.

Teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë që detyroi SPAK të hetojë vrasjet e ndodhura më 21 janar, ai tha se ky vendim u kujton shqiptarëve një kohë tjetër, kur njerëzit vriteshin në protesta.

Tv Klan